Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase gjatë udhëtimit me autobus të linjës urbane.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë arrestimin e shtetasit me iniciale S. K., 44 vjeç, pas kallëzimit të bërë. Sipas policisë, njëra prej të dëmtuarave është e mitur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.















